Lojërat e fatit vënë në pranga gjashtë shtetas, në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm

Shqipëria

Lojërat e fatit vënë në pranga gjashtë shtetas, në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm

Më: 5 mars 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Gjashtë shtetas janë arrestuar këtë të shtunë në Fushë Arrëz, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, një aktivitet i paligjshëm në vendin tonë.

Në kërkim është pronari i lokalit, 23-vjeçari me iniciale K.H., që kishte përshtatur ambientin për të organizuar lojëra fati të palejuara.

Policia njofton se janë arrestuar 60-vjeçari me inciale M. V., 26-vjeçari me iniciale F. R., 20-vjeçari me iniciale A. A., të tre banues në Pukë, 21-vjeçari me iniciale E. D., 20-vjeçari me iniciale D. C., dhe 36-vjeçari me iniciale A. M., të tre banues në Fushë Arrëz.

Si provë materiale, janë sekuestruar një tavolinë pokeri, qindra çipsa, letra bixhozi, shumat 80.900 lekë të rinj dhe 160 euro.

Të ndaluarit do të hetohen nga Prokuroria e Pukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat