Alizoti akuzon Bashën: Bën si Ramiz Alia më ’91 me pankartat “Parti-Enver”… Kjo gjë më tmerron

Shqipëria

Alizoti akuzon Bashën: Bën si Ramiz Alia më ’91 me pankartat “Parti-Enver”… Kjo gjë më tmerron

Më: 8 mars 2022 Në ora: 22:53
Tomor Alizoti

Deputeti i PD Tomor Alizoti deklaroi se kjo forcë është në krizë totale dhe zgjedhjet e 6 marsit e faktuan.

Ai bëri përgjegjës kryetarin Lulzim Basha për të cilin tha se duhet të dorëhiqet, duke e konsideruar madje psikik.

“Zgjidhja është dorëheqja. PD është në krizë totale, sepse nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por të kryetarëve. Duhet të shkëputet nga koncepti stalinist dhe sot i ka ardhur finishi. Mua kjo gjë më tmerron: Si mund të dalësh të thuash fajin e kanë këta?

Po më kujton simptomat e ‘91 kur Ramiz Alia thoshte të dilnin me pankarata Parti- Enver për të ndryshuar kohën. Koha nuk ndryshohet”, tha Alizoti.

Më tej ai pohoi se tashmë deputetët e PD duhet të pozicionohem me qëndrim.

“Tani me Bashën nuk merrem më, sepse e konsideroj psikik. Ose e luan këtë rol, ose është i tillë. Pas shumë e shumë provash, që është i vetmi në univers që ka shumë shanse që provon dhe nuk fiton. Deputetët të lënë analizat, të shkëputen nga ai. Ne jemi në një krizë iracionale. Rrotullohemi gjithë kohës dhe nuk e shpjegojmë dot. Jemi në një f azë të marrësh, si ai që ka pirë 2 kg raki dhe thotë nuk kam pirë raki”, u shpreh Alizoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat