Bombardimi i spitalit të fëmijëve nga Rusia, Berisha: Gjenocid, diktatori gjakësor urrejtje dhe ndaj shqiptarëve

Shqipëria

Bombardimi i spitalit të fëmijëve nga Rusia, Berisha: Gjenocid, diktatori gjakësor urrejtje dhe ndaj shqiptarëve

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:20
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi nga foltja e Kuvendit sulmin rus ndaj spitalit të fëmijëve në qytetin e Mariupolit në Ukrainë.

Nga ana tjetër ai kritikoi ashpër dhe urrjetjen patologjike të Moskës ndaj shqiptarëve.

Sali Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe nga ky Parlament infanticidin e forcave barbare të diktatorit gjakësor rus që kanë ushtruar dje në Mariupol duke bombarduar një spital fëmijësh dhe maternitet. Një krim dhe gjenocid i vërtetë kundër njerëzimit.

Ky akt dëshmon fytyrën e diktatorit gjakësor rus që ndër të tjera ka lëshuar dhe kërcënime ndaj Shqipërisë siç ka bërë në telafonatën me kancelarin Scholz por dhe para kësaj ai dhe ministri i jashtëm kanë lakuar emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Duhet ti themi këtij diktatori barbar se urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve nuk është e habitshme, ëhstë vazhdim i asaj politike shekullore që Rusia ka ndjekur ndaj kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat