Situata në PD, Sula: Këtu nuk ikën njeri nga karrigia e kryetarit

Shqipëria

Situata në PD, Sula: Këtu nuk ikën njeri nga karrigia e kryetarit

Më: 14 mars 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se sot PD ka nevojë për hapje, ku të afrohen të rinjtë që partia dhe demokratët të bashkohen.

I ftuar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Sula tha se në Shqipëri është e çuditshme se askush nuk largohet nga karrigia e kryetarit, duke theksuar se demokratët nuk ju dhimbsen më shumë se të tjerëve Bashës dhe Berishës.

Ai tha se rezultatet e 6 marsit treguan se demokratët braktisën në masë edhe PD-në zyrtare edhe ‘Shtëpinë e Lirisë’.

‘Demokratët i bojkotuan edhe PD-në edhe ‘Shtëpinë e Lirisë’. Ka fituar ‘Shtëpia e Lirisë’ ka marrë medaljen e argjendë, ka fituar shumicën e pakicës së shqiptarëve. Këtu nuk është problemi se janë çmendur, por janë çmendur të gjithë në një kohë.

Pse mo ju dhimbsen demokratët vetëm Bashës dhe Berishës, nuk ka të tjerë. Ka një dinamikë politika, këtu nuk ikën njeri, është të luash mendsh. Edhe Gjinushi iki kur vajti ke Akademia e Shkencave. Po e them përditë mos mendoni as për Berishën as për Bashën’, tha Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat