Dilnin gjatë orëve të vona të natës dhe kryenin vjedhje, policia prangos tre persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Shqipëria

Dilnin gjatë orëve të vona të natës dhe kryenin vjedhje, policia prangos tre persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Tre djem të rinj, të tre banues në Bathore u arrestuan nga policia e Tiranës për vjedhje në bashkëpunim. Ata, së bashku me një tjetër person që është shpallur në kërkim, ishin kthyer ditët e fundit në tmerrin e Kamzës, pasi dilnin gjatë orëve të vona të natës dhe kryenin vjedhje.

Nga hetimet, policia tha se ka rezultuar që këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

“Më datë 27.02.2022, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.;

Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.;

Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën “Shupenza” në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K”.

Blutë po punojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Universi” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ditëve të fundit, në vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje banesash dhe biznesesh në zonën e Kamzës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 27.02.2022, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.;

Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.;

Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën “Shupenza” në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat