Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania, partner i besueshëm i Shqipërisë në rrugën drejt familjes europiane

Shqipëria

Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania, partner i besueshëm i Shqipërisë në rrugën drejt familjes europiane

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:22
Foto nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare.

Balla u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Balla shpreh mirënjohje për qeverinë gjermane që insiston për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat