Ministrja e Jashtme takohet me ambasadoren e SHBA në OKB: Dënojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës

Shqipëria

Ministrja e Jashtme takohet me ambasadoren e SHBA në OKB: Dënojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield. 

Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren  e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”, shkruan Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat