Nga përndjekja te trafiku i lëndëve narkotike, disa të arrestuar në Fier

Shqipëria

Nga përndjekja te trafiku i lëndëve narkotike, disa të arrestuar në Fier

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka zhvilluar disa aksione ditën e shtunë, ku ka vënë në pranga një 27-vjeçar për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që në pranga ka rënë dhe një i ri i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një tjetër 27-vjeçar i cili është denoncuar në komisariat nga një minorene për përndjekje.

Gjithashtu janë proceduar penalisht disa të tjerë për shkelje të qarkullimit rrugor si dhe për zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 27 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. S., 38 vjeç, banues në Berat, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, duke drejtuar automjetin tip “BMË” është përplasur me një karroc tetraplegjikësh që lëvizte në sens të kundërt, me drejtues shtetasin F. Sh., 38 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. P., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 16-vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, pasi duke djegur disa barishte në oborrin e banesës së shtetasit T. M., zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur automjeti tip “Volksëagen”(në gjendje jo funksionale, i parkuar në oborrin e banesës së tij) në pronësi të vajzës së shtetasit T. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, kanë tentuar të vjedhin arkën e kishës së fshatit Xengë, Divjakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat