25 vite nga tragjedia e Otrantos/ Përkujtohet ngjarja ku humbën jetën 81 persona

Shqipëria

25 vite nga tragjedia e Otrantos/ Përkujtohet ngjarja ku humbën jetën 81 persona

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:38
25 vite nga tragjedia e Otrantos

Mbrëmjen e 28 marsit 1997, një anije me 115 shqiptarë në bord lundronte drejt Italisë.

Në kanalin e Otrantos humbën jetën 81 prej tyre, shumica gra dhe fëmijë të mbrojtur nga i ftohti në brendësi të  Katrit të Radës dhe që nuk mund të notonin. Sot 23 viktima mbeten ende pa varr ndërsa vetëm 61 mundën t’i mbijetonin tragjedisë së Otrantos. në këtë 25 vjetor dhimbja mbetet e njëjtë për të afërmit. Rabie Musaraj kujton motrën por nuk donte që sot të qante e vetme buzë detit.

Imazhet që vinin nga përtej Adriatikut nga valët e televizionit shtetëror italian Rai mbrëmjen e 28 marsit 1997 nuk harrohen nga shqiptarët, por ish marinarët që ato ditë dolën të kërkonin trupat do t’i kujtojnë gjithnjë orët kur kërkonin të gjallë e të vdekur

Sot Vlora  pret refugjatë, që ikin prej luftës në Ukrainë,  por nuk e ka gjetur ende drejtësinë për natën e errët të një viti të mbrapshtë. dënimi i dy kapitenëve për të afërmit e viktimave është drejtësi e mohuar, sepse ishte një urdhër  shtetëror që e nisi anijen italiane  “sibila” të godiste në mes të detit  “Katrin e Radës”  me fëmijë e gra që po iknin të tmerruar nga  Shqipëria në flakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat