Bie nga ndërtesa dy katëshe ndërsa punonte, lëndohet 40- vjeçari

Shqipëria

Bie nga ndërtesa dy katëshe ndërsa punonte, lëndohet 40- vjeçari

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar  ka rënë nga një ndërtesë dykatëshe ndërsa ishte duke punuar.

Policia bën me dije se si pasojë e rënies është lënduar shtetasi K. H., banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 31.03.2022, në fshatin Dhërmi, Himarë, duke punuar, ka rënë nga një objekt dykatësh, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat