Spahia: Shkodra e dha provën që s'i përkulet regjimit, tani fryma të përhapet në të gjithë vendin!

Shqipëria

Spahia: Shkodra e dha provën që s'i përkulet regjimit, tani fryma të përhapet në të gjithë vendin!

Më: 2 prill 2022 Në ora: 10:55
Bardh Spahia

Bardh Spahia, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, ka marrë fjalën në përkujtimoren që po mbahet sot në Shkodër në nderim të katër dëshmorëve të demokracisë.

“Ranë katër djem të Shkodrës dhe si u plagosën më shumë se qindra qytetarë, - tha Spahia. -  2 prilli 1991 ishte ditë e trishtueshme, por ishte edhe prologu i fundit i pashmangshëm i diktaturës komuniste.

Sot, 31 vite më pas, Shkodra dhe qytetarët e saj e gjejnë veten sërish në betejë dhe kudo kumbon thirrja “Liri – Demokraci”.

Bashkimi ynë, pavarësisht mosdakortësive është amanet jo vetëm i dëshmorëve të demokracisë. Është emergjencë kombëtare, largimi i këtij regjimi.

Shkodra e dha provën e saj të radhës që nuk i përkulet regjimit. Tashmë është koha që nga Shkodra, fryma e bashkimit dhe e përballjes me të keqes të përhapet në të gjithë vendin, është amanet i dëshmorëve. Nderim dhe mirënjohje përjetë heronjve të demokracisë!”, theksoi kryebashkiaku Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat