Organizonin lojëra të fatit nëpër lokale, bien dy persona në pranga në Korçë

Shqipëria

Organizonin lojëra të fatit nëpër lokale, bien dy persona në pranga në Korçë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga në Korçë, pasi akuzohen për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se në kuadër të opercaionit “Basti i fundit”, u arrestua G. S., 47 vjeç dhe J. P., 21 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 9, Korçë, konkretisht në dy lokale në përdorim nga shtetas të tjerë janë konstatuar dy shtetasit e mësipërm, të cilëve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga një aparat celular, që dyshohet së përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat