Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Bullgari

Shqipëria

Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Bullgari

Më: 5 prill 2022 Në ora: 10:20
Foto nga vizita

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Bullgari që prej ditës së hënë.

Në një njoftim në Facebook, Meta ka shpërndarë sot fotot e pritjes me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

“I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit”, ka shkruar Meta.

Në një postim një ditë më parë, Meta u shpreh i lumtur për vizitën e tij në Sofje.

“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit”, ka thënë Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat