Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme në një mbledhje virtuale Asamblenë e kësaj partie.
Fokusi i mbledhjes ishte Kongresi i PS që do të zhvillojë punimet këtë të shtunë.
Kreu i kësaj force politike, Edi Rama, zbuloi detaje të organizimit të këtij Kongresi që siç duke është konceptuar ndryshe nga më parë dhe do të shtrihet brenda dhe jashtë Pallatit të Kongreseve.
Edi Rama: Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk e pamë të udhës të angazhonim dy herë brenda 2-3 ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje dhe për të kaluar jë pjesë të madhe të kohës këtu në Tiranë. Ky Kongres do të jetë komplet ndryshe nga pikëpamja e organizimit pasi do të jetë një Kongres në pjesën e tij të parë i hapur për grupet e interesit, i hapur për faktorë dhe aktorë shoqërorë të ftuar apo që do të dëshirojnë të bashkohen në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve qoftë në pjesën para saj, qoftë në bulevard, sheshin "Nënë Tereza" apo Italia ku do ti kushtohemi disa temave që në diskutimet tona në kryesinë e partisë i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë në perspektivën e mandatit të tretë duke filluar nga tema e politikës së jashtme "Shqipëria, rajoni dhe marrëdhëniet tona me Europën" te tema e energjisë, sëbashku me mjedisin dhe lëvizshmërinë, tema e shëndetit dhe mirëqënies shoqërore dhe tema e rinisë dhe inovacionit.
Panelet do moderohen nga anëtarë të Kryesisë së PS sëbashku me anëtarë të kabinetit qeveritar ku do jenë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive përveç deputetëve të PS dhe anëtarëve të Kongresit dhe të ftuar të tjerë sipas fushave.Pastaj do kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës time do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme. Së pari këshillimi kombëtar rezultat e të cilit do publikohen nga qeveria nesër dhe sigurisht përbëjnë një arsye shumë të fortë për tu trajtuar dhe në instancat e kësaj partie që ka përgjegjësinë të qeverisë vendin. Çështja e angazhimit politik si një çështje jo thjesht e natyrës organizative por dhe si një çështje shumë e madhe sot e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës, dhe këndvështrimit të politikës ndaj shoqërisë duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një hapje të vazhdueshme të politikës për të tjerët dhe natyrisht për të rinjtë por jo vetëm të rinjtë në moshë por dhe forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë dhe natyrisht sfidën e madhe të kësaj partie e cila ka fituar dhe mund dhe sipas meje do të vazhdojë të fitojë vetëm nëse do të jetë vazhdimisht edhe opozitë e vetëvetes. Do vazhdojë të ecë me ritmin e një vetëreformimi organik pa pritur që të tjerët ti vënë në pak nevojën për reformim.