Sherri me burrin dhe hoteli ishin justifikim?! Sekretarja e Gjykatës së Lezhës u rrëmbye, policët e gjetën duke ecur rrugëve

Shqipëria

Sherri me burrin dhe hoteli ishin justifikim?! Sekretarja e Gjykatës së Lezhës u rrëmbye, policët e gjetën duke ecur rrugëve

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:20
Klaudia Marku

Historia e sherrit mes kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku dhe bashkëshortit të saj, Oltion Leka ishte vetëm një justifikim.

Sipas News24 në të vërtetë 34-vjeçarja ka qenë rrëmbyer. Deri më tani mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para autoriteteve.

Paraprakisht dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve.

Kujtojme se Klaudia Marku rezulton të jetë larguar tre ditë më parë nga banesa, por bashkëshorti i saj ka pritur dy ditë në heshtje. Vetëm një natë më parë ai është drejtuar në polici.

Marku u pikas nga policia teksa ecte e vetme në rrugët e Lezhës, pasditen e sotme, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim policore prej disa orësh. Pasi ka parë lajmet ku burri i saj kishte denoncuar zhdukjen, ka pësuar një shok psikologjik. Deklaratën e ka marre oficerja e dhunës në familje në prani të psikologes.

Burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat