Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Spiropali: Do hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike

Shqipëria

Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Spiropali: Do hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:53
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur ne Kongresin e PS edhe per paralajmerimin e bere nga kryeministri Rama se Shqiperia do te legalizoje kultivimin e kanabisit per qellime mjekesore.

Ajo tha se me kete proces do te hapet nje front i ri pune dhe rritjeje ekonomike per vendin.

“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar e Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim.

Për këtë shkak e shumë të tjera arye ne vëmë re që mbi 60 % e qytetrëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakort që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak.

Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por dhe ndërkombëtar.

Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legazilimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomemni si kemi bërë deri më sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat