Sherrin në rrugë nuk e lë me kaq, 75-vjeçari merr pistoletën dhe qëllon ndaj tre të rinjve

Shqipëria

Sherrin në rrugë nuk e lë me kaq, 75-vjeçari merr pistoletën dhe qëllon ndaj tre të rinjve

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Vetëm fati i ka shpëtuar tre të rinj mbrëmjen e së premtes në zonën e Shtëpive të Punëtorëve të Agia Aikaterinit në Heraklion. Ata janë qëlluar me armë zjarri nga një i moshuar.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30, kur tre të rinjtë ishin ulur në një stol dhe flisnin. 75 – vjeçari, banor i zonës, për arsye ende të panjohura, është acaruar dhe ka nisur të bërtasë me tre të rinjtë. Edhe pse tre të rinjtë nuk ia zgjatën shumë, i moshuari nuk e la me kaq.

Ai doli nga shtëpia duke mbajtur një armë dhe teksa fillimisht u shtir sikur po ecte, u zhvendos pas të rinjve dhe tentoi t’i godiste. Lëvizjet e tij janë vënë re nga të rinjtë, të cilët duke mos dashur të përleshen me 75-vjeçarin kanë nisur të largohen. Më pas, 75-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë me kalibër 22 dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të të rinjve.

Sipas informacioneve, për mrekulli nuk ka pasur lëndime, ndërsa grupi i të rinjve është larguar shëndoshë e mirë nga vendi i ngjarjes. Menjëherë janë mobilizuar efektivët e policisë, të cilët arrestuan 75-vjeçarin. Sipas hetimeve që kanë vijuar, i moshuari ka fshehur nën sediljen e makinës së tij dy armë, pesë karikatorë dhe një numër të madh fishekësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat