Ja kush është 55-vjeçari që u gjet i vdekur në banesë në Korçë

Shqipëria

Ja kush është 55-vjeçari që u gjet i vdekur në banesë në Korçë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:35
Ilustrim

Policia ka  njoftuar se është gjetur një trupi i pajetë brenda një banese në qytetin e Korçës.

Blutë  e Korçës njoftuan se kanë gjetur të dekompozuar trupin e 55-vjeçarit Gjergji Kovaçi, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet e policisë dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, megjithatë ngjarja po shqyrtohet nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat