Pampuri: Kuvendi i 30 prillit të stopohet, të nisë një proces gjithëpërfshirës

Shqipëria

Pampuri: Kuvendi i 30 prillit të stopohet, të nisë një proces gjithëpërfshirës

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:51
Oriola Pampuri

“Dëshira për bashkim është artikuluar nga të gjithë.” Kështu është shprehur deputetja demokrate Oriola Pampuri.

Megjithatë, duke iu referuar mbledhjes së Grupit Parlamentar në selinë blu, Pampuri tha se nuk mund të pretendohet për bashkim, “kur po zhvillohet një proces i njëanshëm.”

“Ka kryetarë dege që s’janë ftuar në mbledhje. Ka anëtarë që s’janë ftuar. Dhe kjo ka qenë tema bazë e diskutimit nga  pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar sot.”

Pampuri theksoi se bashkimi i PD-së është në interes të gjithë qytetarëve ndërsa shtoi se në 6 mars, nga PD nuk ka pasur asnjë fitues.

Ndërsa, duke u ndalur te përplasjet mes dy grupeve, ajo theksoi se Lulzim Basha e bëri një hap pas duke treguar se nuk ishte aty për “interesin e karrikes.” Të njëjtën gjë, sipas saj, duhet të bëjë edhe Sali Berisha.

“Basha e tregoi që nuk ishte për interesa perosonale. Të ketë nga të dyja palët. Kemi ushtruesin e  detyrës së kryetarit, Alibeaj… Nuk ka rëndësi çfarë bëhet në atë post, rëndësi ka çfarë bëhet me qytetarët.”

E pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit, deputetja demokrate tha se ai kuvend duhet të stopohet dhe të nisë një proces tjetër gjithëpërfshirës e përbashkues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat