Qeveria rikthen fashën e energjisë elektrike: Do të paguajë më shtrenjtë kush harxhon më shumë se 700 kWh në muaj

Shqipëria

Qeveria rikthen fashën e energjisë elektrike: Do të paguajë më shtrenjtë kush harxhon më shumë se 700 kWh në muaj

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:56
Qeveria rikthen fashën e energjisë elektrike: Do të paguajë më shtrenjtë kush harxhon më shumë se 700 kWh në muaj

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët kryeministri Rama, qeveria duket se e ka gati planin për t’ia shitur më shtrenjtë energjinë elektrike familjeve që harxhojnë më shumë se 700 kW/h në muaj. Ky është rikthim te faturimi në qeverinë e Berishës, kur fasha ishte 300 kwh.

Ministrja Belinda Balluku bëri sot publike detaje nga plani i qeverisë duke theksuar se çdo konsum mbi 700 kW/h është jo normal dhe duhet paguar më shtrenjtë. “Nuk i ndajmë dot në të pasur e të varfër, por përdorues me sasi të mëdha të kilovatorëve. Ne jemi në përfundim të një analize e studimi që tregon sesa i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Duke pasur analizën se cila konsiderohet sasi normale çdo kilovat/orë do të faturohet pa subvencione nga qeveria. Të gjitha analizat na çojnë në fashën 700 kilovat/orë që konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë. Mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë. Ne nuk i ndalojmë dot qytetarët që të ndriçojnë”, tha Balluku, pas mbledhjes së qeverisë, kur u pyet në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kongres për çmimin e energjisë.

Ndërkohë, ajo njoftoi sot hapjen e procesit të  kalkulimit për ofruesit e shërbimit të transportit publik qytetas dhe ndërqytetas të cilët do të kompensohen me 100 lekë për litër, si pjesë e rezistencës për rritjen e çmimeve.

Sot i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrë së kalkulimit për ofruesit e shërbimit të transportit urban që do të kompensohen me 100 lekë për litër. Nuk do t’i lejojmë subjektet të kenë ndryshim në rritje të çmimeve të biletës, pasi do i kompensojmë.  I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dh epo mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re”, tha Balluku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat