“PD në gjendje të trishtë”/ Zyrtari i lartë amerikan, Ecsobar kërkon distancimin e Berishës: Refuzojeni të kaluarën!

Shqipëria

“PD në gjendje të trishtë”/ Zyrtari i lartë amerikan, Ecsobar kërkon distancimin e Berishës: Refuzojeni të kaluarën!

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:17
Gabriel Escobar

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, i cili është i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

Teksa ka folur për Tovvima, Escobar, pasi ka renditur shqetësimet në Ballkan, është ndalur në trazirën e PD-së, për të cilën tha se nuk duhet të ishte përfshirë në një përçarje të tillë.

Sipas tij, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqia”.

Escobar: Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-ë aktualisht.

Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat