Rudina Hajdari zbulon amanetin që i la Azem Hajdari

Shqipëria

Rudina Hajdari zbulon amanetin që i la Azem Hajdari

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:23
Rudina Hajdari

Ish-deputetja Rudina Hajdari deklaroi në MCN TV se babai i saj i ndjerë, Azem Hajdari, ka ndikuar që ajo të niste rrugëtimin politik duke e mbajtur si "vath në vesh" amanetin e tij. 

“Më vjen keq që s’e njeh konceptin e heroit, sepse është guxim i madh të jetosh në mënyrë altruiste. Ashtu ishte ai (Azem Hajdari). Investoi çdo gjë në kauzën që kishte për ta bërë Shqipërinë siç e meriton, të jetë pjesë e Evropës. Ai nuk është më dhe ne ende sot po luftojmë për të njëjtën gjë. Thoshte që do t’ia lë amanet fëmijëve gjithë rrugëtimin e tij politik, sepse ai brenda tij e dinte që një ditë nuk do ishte, dhe që ne e mbajtëm vath në vesh dhe kështu po bëjmë. Jam në politikë sepse e dua shumë këtë vend.

Babai im ka ndikuar pa masë. Kam qenë fëmijë kur ai iku, në mënyrë të padrejtë, gjithmonë më ka mbetur peng kontributi dhe jeta e tij politikë. Kam dashur të ecë në hapin e tij. Ndoshta s’ia arrij dot siç ishte ai, por po mundohem të jem Rudina.

Duke patur atë si model, e mendoj politikën me dëshirën për të madhe për një lloj impakti dhe ndryshimi”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat