Stuhia e erës godet brigjet e Vlorës, dëme në bare dhe restorante, ikën energjia në mjaft zona

Shqipëria

Stuhia e erës godet brigjet e Vlorës, dëme në bare dhe restorante, ikën energjia në mjaft zona

Më: 22 prill 2022 Në ora: 07:57
Stuhia e erës godet brigjet e Vlorës

Stuhi të forta ere kanë përfshirë brigjet e Vlorës.

Për pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona si si Orikum, Radhimë e deri në Llogora.

Probleme me energjinë raportohen edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.

Era e fortë ka dëmtuar edhe aksesorë baresh e restorantesh, veçanërisht në shëtitoren Lungomare.

Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe tragetin e linjës së Brindisit. Noa.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat