Pranimi i ankimimit të Alibeajt nga Apeli, Bardhi: Siç ka thënë edhe Sali Berisha, vendimet e gjykatave zbatohen nuk sulmohen

Shqipëria

Pranimi i ankimimit të Alibeajt nga Apeli, Bardhi: Siç ka thënë edhe Sali Berisha, vendimet e gjykatave zbatohen nuk sulmohen

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:39
Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Apelit pranoi të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperisë përfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ndryshimet në statut të dala nga ky kuvend.

Në një postim në facebook, Bardhi i kujton Berishës deklaratën e tij me  25 Mars se vendimet e gjykatave zbatohen, nuk mund te komentohen, nuk mund te sulmohen.

Bardhi: Nuk mund të kesh dy standarte, kur na pëlqen vendimi e zbatojmë, kur nuk na pëlqen e sulmojmë.

Sipas tij, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte dhe është tërësisht i paligjshëm.

Bardhi: Qetësisht institucionet legjitime të partisë kanë ndjekur dhe po ndjekin rrugën ligjore për zhbërjen e atij vendimi të paligjshëm. Askush nuk duhet të shqetësohet nga zbatimi i ligjit dhe duhet të ruaj qetësinë derisa drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Bardhi thekson se kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dërgimi i mercenarëve të rikthyer sëfundmi brenda gjyqësorit për të joshur gjyqtarët, blerja apo shitja e vendimeve gjyqësore, kthimi i selive të partive në salla gjyqi të humbur, i përkasin drejtësisë së korruptuar alla Zhukri dhe një metaliteti të vjetër politik që ka mbajtur peng të ardhmen e Shqipërisë.

Bardhi sqaron se palë në një proces ku shqyrtohet kërkesa për regjistrim të një statuti të një partie politike, është vetëm partia politike, ndërkohë se kush e ka të drejtën e përfaqësimit e cakton gjykata në çështje themeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat