Era shkatërron tunelet e shalqinit në Imshtë të Lushnjes, reagon Braçe: Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës!

Shqipëria

Era shkatërron tunelet e shalqinit në Imshtë të Lushnjes, reagon Braçe: Gënjen Erioni se do ti zërë vendin Fridës!

Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Era e fuqishme që përfshirë Lushnjen 24 orët e fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Në Imshtë të Lushnjes tunelet e shalqinit janë rrënuar thuajse fare me mbi 100 hektarë të dëmtuar.

"Shumë dëm i madh. Ka filluar era që dje dhe nuk ka pushuar akoma. Plasmasi do zëvendësuar nga e para".

"Të gjithë parcelat e mbjella me shalqin janë dëmtuar. Ka nevojë për mbështetje me bazë materiale me plastmas. Zona ka mbi 150 hektarë shalqin. Ata që janë mbjellë 15 ditëshin e fundit ka tronditje të bimës".

"Kam mbjellë 2 mln lekë këtu, shiko si janë bërë. Duhet plastmas tjetër, bën 500 mijë lekë".

Specialisti i bujqësisë, Stavri Mita, shprehet se dëmet janë mjaft të mëdha dhe së bashku me fermerët dëmtuar do të bëjnë të pamundurën për rikuperimin e dëmit pasi mbi 60 % të të ardhurave vjetore në zonë vijnë nga shalqini.

Përveç dëmeve ekonomike kjo situatë do të ndikojë edhe në daljen me vonesë në treg të prodhimit të shalqinit për këtë vit.

Për situatën ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erion Braçe. Braçe thekson se thirrjet e tij prej muajsh për tu marrë me ndryshimet e klimës kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi kishin frikë se do u zinte vendin Fridës.

Pas Divjakës, ky është rajoni i dytë kryesor për prodhimin e shalqinit.

Pozicioni gjeografik i tokave buzë lumit Seman bën që prodhimtaria të jetë e lartë dhe cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat