Gjykata lë në burg Elis Suçin, vijojnë hetimet për vrasje

Shqipëria

Gjykata lë në burg Elis Suçin, vijojnë hetimet për vrasje

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:20
Elis Suçi

Gjykata ka lënë në burg autorin e vjedhjes së parave në filialin e postës shqiptare në Kamëz.

Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin Elis Suçi, i cili pranoi dhe autorësinë e kësaj vepre.

Disa ditë më parë, Suçi, në bashkëpunim me Algert Kurtin, vodhi 100 mijë lekë të reja nga posta, duke kërcënuar personelin me armë. Pas vjedhjes ai arriti të arratisej, ndërsa policia e kapi një ditë më pas.

Ndërkohë, Suçi po hetohet nga policia dhe për disa ngjarje të tjera kriminale, ku dyshohet se ai mund të jetë autor i disa vrasjeve, pasi ka punuar si vrasës me pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat