Përplasja Berisha-Yuri Kim, ish-eurodeputetja: Ambasadore, kjo është e paligjshme

Shqipëria

Përplasja Berisha-Yuri Kim, ish-eurodeputetja: Ambasadore, kjo është e paligjshme

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:38
Ish-eurodeputetja Doris Pack

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar ashpër ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pas deklaratave të saj që pranoi faktin se ka ndërhyrë në vendimet e drejtësisë, për të marrë vendim për pranimin e padisë së Enkelejd Alibeajt.

Me një mesazh në Twitter, Pack shkruan se këto janë veprime që priten nga diktatorët, por jo nga ambasadorët, duke e cilësuar deklaratën e saj si të paligjshme. 

“Ambasadore”, ju po ndërhyni në proceset ligjore kombëtare. Kjo është e paligjshme për çdo shtetas shqiptar si dhe për një mysafir në vend. Një sjellje të tillë të gjithë e dimë nga diktatorët. Turp të kesh,” - tha Doris Pack.

Gjykata e Tiranës vendosi që të pranonte ankimimin e Enkelejd Alibeajt lidhur me regjistrimin e Statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, e menjëherë më pas erdhi reagimi i Berishës, i cili kërkoi ndihmë nga DASH, me pretendimin se ambasadorja Yuri Kim po ndërhynte në pavarësinë e gjyqësorit në vendin tonë. Vetë Kim iu përgjigj duke u shprehur se në fakt ajo të dilte gjithmonë në krah të reformës në Drejtësi, pavarësisht se interpretohej nga aktorë politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat