Vjen sezoni turistik, fshatrat e Njësisë Shalë në Dukagjin mbeten pa rrugë, vihen re rrëshqitje gurësh

Shqipëria

Vjen sezoni turistik, fshatrat e Njësisë Shalë në Dukagjin mbeten pa rrugë, vihen re rrëshqitje gurësh

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Si në çdo sezon veror edhe këtë vit nëpër zonat turistike vihen re pamundësi kalimi për njerëzit dhe turistët e huaj.

Në rrugën që kalon në Njësinë Shalës të Dukagjinit, vërehen rrëshqitje gurësh, çka e bën të pamundur kalimin e banorëve të zonës por edhe të turistëve të huaj.

Terrreni i vështirë malor bën që të rrezikohet dhe jeta e banorëve të cilët përpiqen të kalojnë me këmbë mbi shkëmbinjtë e rënë nga shpati i malit mbi rrugë.

Deri në momentin e shkrimit të artikullit asnjë reagim nuk ka nga instancat lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat