Nuk gjobitën personat që ndërtuan objekte pa leje, procedohen penalisht tre inspektorë të IMT-së në Bulqizë

Shqipëria

Nuk gjobitën personat që ndërtuan objekte pa leje, procedohen penalisht tre inspektorë të IMT-së në Bulqizë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Tre inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Bulqizë, janë proceduar penalisht pasi nuk gjobitën personat që ndërtuan objekte pa leje.

Policia bën me dije se ka filluar  procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit, Elion Dedja,  37 vjeç; Leonard Duka,34 vjeç; dhe Andi Topi, 45 vjeç

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, dhe nuk kanë ndjekur marrjen e masave ligjore të parashkuara në VKM

“Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe ai i Njësisë Vendore”,  mbi shkeljet e kritereve  të përcaktuara gjatë  ndërtimit të një objekti nga shtetasi G.Xh., veprime të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta materiale ndërtuesit ,  si shtesë të kateve dhe të sipërfaqes së ndërtimit  mbi lejen e miratuar, duke  dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat