Epidemiologu Alimehmeti: Vuajmë nga largimi i mjekëve, duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur studentët këtu

Shqipëria

Epidemiologu Alimehmeti: Vuajmë nga largimi i mjekëve, duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur studentët këtu

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në tryezën e arsimit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, epidemiologu Ilir Alimehmeti, ngriti shqetësimin për largimin e mjekëve nga vendi dhe mungesën e financimit shkencor.

Ai nënvizoi se politikat arsimore kanë vend për tu përmirësuar në mënyrë që studentëve t’u jepet mundësi për të mos u larguar dhe t’i thellojnë studimet e tyre këtu.

Alimehmeti: Ne vuajmë nga një humbje e madhe në numra e mjekëve dhe përderisa ata vazhdojnë karriera të suksesshme jashtë, do të thotë që produkti jonë është cilësor përderisa ai pranohet në Gjermani. Ne duhet të bëjmë më shumë edhe për t’i mbajtur edhe për t’i drejtuar drejt kërkimit shkencor. E kemi të ngadalësuar për vetë bllokimet në vite që bëhen, nuk mund të aplikosh po s’kanë kaluar aq vite, thua se vitet janë njësoj për të gjithë.

Duhet dhënë fleksibiliteti aty ku duhet. Nëse ne qëndrojmë të ngurtë, kjo është një situatë që e shohim shumë mirë se ku po shkon. Kërkesa nga studentët për të mësuar është i lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme duan të zhvillohen. Pastaj kjo ngeci nga mundësia jonë për ta suportuar. Shpresoj që kjo të ndërrojë, pasi ka vend për përmirësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat