Ky është një nga dy të rinjtë që ndodheshin në makinën që përfundoi në Lanë, u shpëtuan nga "çunat e lagjes"

Shqipëria

Ky është një nga dy të rinjtë që ndodheshin në makinën që përfundoi në Lanë, u shpëtuan nga "çunat e lagjes"

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:01
Ky është një nga dy të rinjtë që ndodheshin në makinën që përfundoi në Lanë, u shpëtuan nga "çunat e lagjes"

Ky i ri është një nga dy të plagosurit e automjetit që përfundoi mbrëmjen e sotme në Lanë sëbashku me autobusin e linjës së Unazës pasi u përplasën mes tyre.

Policia tha se të plagosur mbetën shtetasi Jurgen Rama 27 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit.

Ministrja Manastirliu i vizitoi te Trauma ku po marrin mjekim.

Ajo zbuloi se ata ishin nxjerrë nga makina nga dy djem të lagjes që kanë qenë dëshmitarë në aksident dhe më pas i ka marrë autoambulanca.

"Keni shpëtuar me dëmtime shumë të lehta thonë mjekët, të rikuperueshme. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë pastaj ambulanca ka ardhur në kohë. Thanë ata çunat i kemi nxjerrë në kohë reale" tha Manastirliu.

"Tamam sa ramë" konfirmoi i plagosuri.

"Është hap dera, në kohë reale ju kanë nxjerrë te bari dhe ka ardhur ambulanca" shtoi Ministrja.

Mjeku tha se i plagosuri tjetër ishte në skaner.

"Pacientin tjetër e kemi te skaneri po i bëjmë skaner të qafës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat