Dita e punëtorëve/ Qytetarët në Tiranë në protestë, marshojnë drejt kryeministrisë: Të rriten pagat, qeveria të marrë masa shtesë për krizën

Shqipëria

Dita e punëtorëve/ Qytetarët në Tiranë në protestë, marshojnë drejt kryeministrisë: Të rriten pagat, qeveria të marrë masa shtesë për krizën

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Dita e punëtorëve ka qenë ditë proteste për shumë qytetarë në Tiranë që janë mbledhur pranë sheshit Skëndërbej duke marshuar drejt kryeministrisë.

Duke mbajtur në duar pankarta ata kanë bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe masa shtesë nga qeveria për menaxhimin e krizës.

Një prej tyre shprehet se paga minimale do duhet të ishte 430 mijë lekë.

“Paga minimale dueht të jetë 430 mijë lekë. Mendoj se masat e marra nga qeveria për menaxhimin e krizës janë të pamjaftueshme”,shprehet një protestuese.

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale ndërsa kanë paralajmëruar se do të ketë protesta të tjera nëse nuk do të merren masa nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat