Para se të gjendej i vdekur kishte kërkuar ushqim/ Babai i Ilvi Metës: Më sollën rripin në shtëpi, më thanë…

Shqipëria

Para se të gjendej i vdekur kishte kërkuar ushqim/ Babai i Ilvi Metës: Më sollën rripin në shtëpi, më thanë…

Më: 5 maj 2022 Në ora: 21:40
Foto nga emisioni

Baba i Ilvi Metës, 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavanës, ka treguar momentet e fundit që pati kontakt me djalin e tij, përmes efektivëve.

Ai tha mbrëmjen e sotme për “Top Story” se një efektiv i afërm i kishte çuar në shtëpi rripin dhe i kishte treguar se Ilvi donte ushqim në qeli.

“Kur polici më pruri rripin, më tha që Ilvin e kanë ndaluar, prandaj të erdha ti solla te shtëpia. Tha çoji gjë për të ngrënë, unë i thashë Irenës t’i çonte ushqim”, tha babai, Agimi.

Ishte e motra e Ilvit, Irena, që i çoi për të ngrënë, duke ia dorëzuar efektivët pasi nuk e kishin lënë ta takonte.

“Nuk e kam takuar se s’më kanë lënë të hy brenda. Polici më ka thënë që Ilvi do të haj, do ushqim. Un kam shkuar i bleva byreqe dhe ujë ia çova. Më pa pak çuditshëm. Kujt Ilv tha, Ilv Metës i thashë”, tha e motra e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat