Ramës nuk i del inati me raportin për lirinë e medias, hedh në sulm Endri Fugën: Qeveria asnjë lloj presioni ndaj gazetarëve

Shqipëria

Ramës nuk i del inati me raportin për lirinë e medias, hedh në sulm Endri Fugën: Qeveria asnjë lloj presioni ndaj gazetarëve

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:47
Endri Fuga

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del inati me raportin e Reporterëve pa Kufij. Ky i fundit e uli Shqipërinë me 20 vende dhe kritikohej fort liria e medias.

Vetë Rama e sulmoi raportin, ndërkohë që sot ka nxjerrë Drejtorin e Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga, për të reaguar. Interesantja është se ngritja e kësaj drejtorie cilësohet si shkelje e pavarësisë së medias.

Reagimi i Fugës

Unë besoj se çdo reagim duhet të jetë proporcional dhe fatkeqësisht, jo vetëm ky tweet, por i gjithë raporti i publikuar javën e kaluar nuk reflekton realitetin faktik.

Për fat të mirë, në Shqipëri liria e shprehjes dhe liria e medias janë të garantuara vendosmërisht dhe nuk ka asnjë lloj presioni, në asnjë formë, nga kjo qeveri drejt ndonjë gazetari apo mediave.

Ditët e vjetra të gazetave që digjeshin nga agjentët e sigurimit, llogaritë bankare të televizioneve bllokoheshin nga autoritetet tatimore, asetet e pronarëve të mediave shkatërroheshin nga individë të paidentifikuar apo reporterë që qëlloheshin me armë nga policia gjatë protestave, i përkasin së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë me qeverinë Rama. A është çdo gjë perfekte? Sigurisht që jo! Por incidente të vogla verbale mes gazetarëve dhe politikanëve ndodhin jo vetëm në Shqipëri, por kudo, madje edhe në vende që renditen shumë më lart se ne, në të njëjtin raport të @RSF_inter, edhe pse askush nuk i përmend dhe as i konsideron. Sa i përket rastit të përmendur, është më tepër çështje respekti për njëri-tjetrin. Kur dikush bën një pyetje, duhet ta lërë edhe tjetrin të përgjigjet. Ky është një rregull bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat