Kryeministri i përgjigjet opozitës: S’kemi ende një emër për Presidentin! Konsultat, jo për të larë gojën!

Shqipëria

Kryeministri i përgjigjet opozitës: S’kemi ende një emër për Presidentin! Konsultat, jo për të larë gojën!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:06
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se maxhoranca nuk e ka ende një emër për postin e Presidentit të ri.

Ai tha se po ta kishte do e kishte nxjerr në publik këtë emër dhe do e kishte paraqitur në tryezën e negociatave për ta diskutuar me kandidatë të tjerë të mundshëm.

Kryeministri iu përgjigj dhe opozitës për deklaratat se do dërgohet një letër dhe ku do paraqiten kriteret për Presidentin e ri.

“Ne nuk e kemi ende një emër, se po ta kishim do e kishim bërë publik, do shkonim në tryezë, për emra të tjera. Kam dëgjuar që do bëjmë në letër, do vendosim kritere. Ne kemi qenë në dy procese kur kemi qenë ne opozitë kur ata si kishin votat  Dhe një proces që i kishin votat që nxorri në dritë procesin që nxorri presidentin më partiak, Bujar Nishani.

Ne nuk ishim naiv që po të shkonim në atë tryezë do merrnim Presidentin, por bëmë pjesën tonë.
Unë kriterin e parë do vija që kandidati pë President të ketë lindur në Hënë, të jetë rritur në Hënë dhe të vij me dëshmi penaliteti nga Hëna. Ky do ishte perfekt, por nuk behet.

Ne jemi në këtë proces, jo për të larë gojën se s’kemi gojë për të larë. Goja është larë, gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në darkë!Ne s’na duhet konsensus, na duhet një president që të nderojë Shqipërinë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat