Vizita në SHBA, Veliaj takon Mark Gjonaj: Krenar për rolin e tij për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej” në New York City

Shqipëria

Vizita në SHBA, Veliaj takon Mark Gjonaj: Krenar për rolin e tij për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej” në New York City

Më: 7 maj 2022 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar dhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson rolin e Gjonajt si një aktivist të paepur të kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë.

“Gjithmonë bekim i madh takimi me vëllanë tim, Mark Gjonaj – një aktivist i paepur i kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë. Krenar për rolin e tij, për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej”, në New York City.

Reciprokisht shkolla e re “J. F. Kennedy”, në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat