Sapo u kthye nga spitali, humb jetën në rrethana të paqarta një grua në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Shqipëria

Sapo u kthye nga spitali, humb jetën në rrethana të paqarta një grua në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Albana Saliçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit te Korçës.

Gruaja kishte shkuar në spital në orët e para të mëngjesit dhe pasi kishte kryer kontrollet, mjeku e dërgoi në shtëpi ku edhe ajo ka humbur jetën.

Bashkëshorti i saj, Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je spo më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjëgjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.   Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e conte në shtëpi”, shprehet bashkëshorti i të ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat