Rama nuk përjashton mundësinë që Presidenti të jetë edhe politik: Nuk kemi vënë asnjë kushtëzim, nëse opozita ka…

Shqipëria

Rama nuk përjashton mundësinë që Presidenti të jetë edhe politik: Nuk kemi vënë asnjë kushtëzim, nëse opozita ka…

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:44
Edi Rama

Mund ta rishikojë PS kriterin që Presidenti mos të jetë aktiv në politikë?

Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlament aty është të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm.

Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshme

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat