Plagoset turisti në malin e Çikës, forcat e policisë dhe helikopteri nisen në vendngjarje

Shqipëria

Plagoset turisti në malin e Çikës, forcat e policisë dhe helikopteri nisen në vendngjarje

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:35
Turist

Një turist ka lëshuar sinjalin SOS , pasi është rrëzuar dhe ndodhet i plagosur në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës.

Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter.

Por deri në këto momente gjetja e tij është shume e vështir, teksa operacioni vijon.

Mësohet se janë tre të rinj nga Holanda të cilët ndodhen në majën e Qores, ndërsa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar ( thyer ) një këmbë, raporton tch.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat