Ervin Salianji: Rama, autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të...

Shqipëria

Ervin Salianji: Rama, autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të...

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:50
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se sot u pa qartë se Rama kërkon të zgjedhë i vetëm Presidentin e ri. Pas dështimit të raundit të parë, Salianji ka reaguar në rrejtët sociale, duke thënë se nuk ka as proces dhe as negociata serioze me kryeministrin.

Deputeti demokrat shprehet se Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi.

“Sot në Kuvend. Më parë dolëm se hymë! Siç dhe e kemi paralajmëruar Rama sot tha do e zgjedh vetë Presidentin e Republikës! Gjithë ky konflikt absurd dhe i stisur brenda PD për të gjetur kritere dhe sebepe , e ka lënë autokratin në pritje të raundit të katërt për të emëruar i vetëm Presidentin e tij.

Prej ditësh duket që nuk ka as proces dhe as negociata serioze me Ramën sepse autokratët nuk lëshojnë asgjë edhe kur nuk ju duhen! Rama është autokrati tipik lindor që ka vetëm interes të përçajë opozitën dhe të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi”, shkruan Salianji.

Salianji e shikon pozitive faktin që e gjithë opozita sot ishte në një zë kur tha se Presidenti duhet të jetë propozim i saj.

“E gjithë opozita nga sot, më në fund dëgjuam që presidenti duhet të jetë si propozim i saj, detyrimi para votuesve por dhe qytetarëve është që të gjithë bashkë të propozojmë një emër konkret që do ta vendoste në vështirësi para publikut dhe do të kontrastonte me emrin e përzgjedhur që në nisje të farsës nga Rama”, mbyll reagimin e tij deputeti i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat