Lagja e re në Ndroq/ Rama batuta me demokratin: Më tha mora shtëpinë por humba partinë!

Shqipëria

Lagja e re në Ndroq/ Rama batuta me demokratin: Më tha mora shtëpinë por humba partinë!

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:05
Lagja e re në Ndroq/ Rama batuta me demokratin: Më tha mora shtëpinë por humba partinë!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Ndroq, ku inaguroi 74 banesa të reja të rindërtuara pas goditjes nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu batutat teksa tregoi se çfarë i kishte thënë një demokrat që mori banesën e re “mora shtëpinë por humba partinë”.

Kryeministri Rama e ftoi t’i bashkohet Partisë Socialiste pasi siç tha ai, “i trajton mirë demokratët” duke sjellë shembullin e kryetarit të PD-së në Farkë.

“Partinë, shif e bëj, gjej ndonjë parti tjetër, ne derën hapur e kemi. Dhe kemi dhënë prova që demokratët i mbajmë mirë, se u japim nga 2-3 shtëpia, si kryetari në farkë që ishin katër kurora dhe morën katër shtëpi pasi iu prish shtëpia nga tërmeti”, tha Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat