Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër…

Shqipëria

Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër…

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka bërë ndryshime për drejtuesit e saj politik në qarkun e Lezhës dhe Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se drejtues politik në qarkun e Lezhës është vendosur Ulsi Manja duke zëvendësuar Blendi Klosin.

Për Klosin, Gjiknuri  shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të Ps-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ.

Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat