“Kthimi im është si i Steve Jobs”- Berisha paralajmëron Ramën: Ai me Ipad ndryshoi botën, unë Shqipërinë! Kryeministri nuk e ka shpirtin të qetë, i them se…

Shqipëria

“Kthimi im është si i Steve Jobs”- Berisha paralajmëron Ramën: Ai me Ipad ndryshoi botën, unë Shqipërinë! Kryeministri nuk e ka shpirtin të qetë, i them se…

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:26
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se do ta mundë në çdo garë që do të zhvillojnë. Nga Durrësi, ai u shpreh se kryeministri është i pashpresë, ndaj po merret me një opozitë kukull, pasi opozitën e vërtetë e ka frikë.Ndërsa rikthimin në politikën aktivë, Berisha e konsideroi njësoj si rikthimin e miliarderit Steve Jobs. “Me Ipad ai ndryshoi botën- tha Berisha- ndërsa së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”

“Del e thotë më thoni kriminel mua, më thoni ca të doni po mos më thoni hajdut se jam dy metra i gjatë dhe nuk vjedh. Kjo është garancia që u jep Rama.

Meqe jam unë dy metra i gjatë nuk mund të vjedh. Nuk është fjala për hajdutë xhepi, por është fjala për hajdut me kamion.

Jemi një moment kritike, por unë jam besimplotë dhe unë ju shof ju dhe shof shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta, por të kalueshme.

Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka më të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet ti them, PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë, je i pashpresë, ta ketë të qartë.

Flet për rikthimin, fut ata të vetët nëpër mediat dhe televizioni, ja si kthimi i Napolonit, si kthimi i këtij apo i atij.

Tani po i them, kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Harroje!

Ata që menduan se pasi një seri pabesirash qëndrimesh nga më disluajalet e nxorën në rrugë dhe u kthye, dhe me Ipadin, Iphonin ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat