E dënuar për prostitucion, arrestohet 30 vjeçarja në Fier

Shqipëria

E dënuar për prostitucion, arrestohet 30 vjeçarja në Fier

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Një 30 vjeçare e dënuar për prostitucion është arrestuar sot në Fier.

Policia e shtetit bën me dije se e reja ishte dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim A. P., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 15.01.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat