Lëvizte me Audi pa patentë, arrestohet inspektori i policisë në Tiranë, doli pozitiv në testin e drogës

Shqipëria

Lëvizte me Audi pa patentë, arrestohet inspektori i policisë në Tiranë, doli pozitiv në testin e drogës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Arrestohet punonjësi i policisë Altin Bega.

Njoftimi i plotë

Tiranë – Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë:

– Inspektor A. B., 50 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë.

Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatē drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.

Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.

Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 08009090.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat