Operacioni “Plumbi i artë”/ Kryemadhi: Grupet kriminale që dolën “zbuluar” nga dëshmitë, të përfshirë në zgjedhjet e 25 Prillit

Shqipëria

Operacioni “Plumbi i artë”/ Kryemadhi: Grupet kriminale që dolën “zbuluar” nga dëshmitë, të përfshirë në zgjedhjet e 25 Prillit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 21:44
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar mbrëmjen e sotme për operacionin “Plumbi i artë”.

Kryemadhi u shpreh në A2 se dështimi i këtij operacioni tregoi se rrjedhja e informacionit vjen nga policia pasi sipas saj nga ka prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.

Ajo shtoi se po kërkohet të largohet vëmendja nga çështja e inceneratorëve që sipas saj përfshijnë një pjesë të mirë të kabinetit qeveritar.

“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.

Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat