Rama takon Guterres dhe Greenfield, pasi Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria

Rama takon Guterres dhe Greenfield, pasi Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi vizitën në ShBA në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin Qershor me takimin me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueterrez.

Rama shoqërohej nga ministrja e Jashtme shqiptare, OIta Xhaçka në këtë takim ku u diskutua për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB.

Njëherësh me shefin e OBK-së u diskutua dhe gatishmëria për të ofruar kontributin e Shqipërisë në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së në Neë York Rama pati një takim edhe me Ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas Greenfield, e cila shprehu konsideratat më të larta për performancën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Paraditen e 2 Qershorit, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit, të theksuar edhe më shumë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit më 1 Qershor dhe kjo është hera e parë që vendit tonë i jepet mumndësia për të drejtuar tryezën më të lartë të vendimmarrjes botërore.

Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Vendi ynë ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat