“Na rrahën me leva, na masakruan, na lidhën!”/ Rrëfimi i tmerrshëm i të moshuarës nga Vermoshi për grabitjen

Shqipëria

“Na rrahën me leva, na masakruan, na lidhën!”/ Rrëfimi i tmerrshëm i të moshuarës nga Vermoshi për grabitjen

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:09
Mirie Tinaj

E moshuara që u grabit në shtëpinë e saj natën e kaluar, Mirie Tinaj bashkë me të shoqin Tom Tinaj tregoi sot se si u futën grabitësit në shtëpi, si i rrahën dhe i morën paratë nën kërcenimin e armëve. Dy persona, me dialekt verior sipas saj ishin të armatosur me automatik dhe me dy leva.

“Kam qenë në shpi me burrin. Kemi ndejt duke fol me fëmijët tanë. Unë shkova me fjet. Një sahati, një e pesë minuta. Sa erdhi me ra ai, qenë hajdutët mas xhamit aty. U bëra gati të çohem. Kanë hy me automatik në dorë dhe me dy leva, dy veta. Na thanë “Mos luani”, jemi përpjek me dalë jashtë, mos me u dorëzu, burrin e lidhën fill, ai s’mujti ma.

Ishin me maska e doreza. “Paret”, “Nuk kena”. “Paret”. I tha burri, “ja ku janë që kam shit një mzat”. Duam edhe të tjera, skemi. Morën ca gjetën, sende ari, byzylykë, na rrahën na masakrun, na lidhën, morën edhe celsat e makinës, na morën makinën që na ka çu fëmija nga Amerika. Nuk arrita me dallu gjë, njoft nuk i kam, me dialekt tonë komplet, flitshin si na. Tentova me heq një fije maskën, më ka godit me levë kresë”, tha gruaja nga spitali.

Policia është në kërkim, por autorët e grabitjes janë larguar bashkë me paratë dhe bizhutëritë e çiftit të moshuar. Kryefamiljari është identifikuar si Tom Tinaj me bashkëshorten e tij.

“Kane marre parate dhe me pas jane larguar duke na lene te lidhur. Une jam demtuar me shume ndaj edhe kam ardhur ne spital. Kemi qendruar per rreth nje ore e gjysem te lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar ne kuzhine.

Aty kam marre nje thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjte dhe me pas edhe policine. Policia duke ardhur rruges ka hasur me automjetin e aksidentuar qe na kane marre autoret nga oborri i shtepise. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marre burri kursimet e pensionit, leket qe na kane sjell djemte plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kane marre parate dhe sendet e argjendta jane larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat