Partia Socialiste ka mbledhur në orën 17:00 Kryesinë e saj nga ku pritet të miratohet emri i kandidatit për Presidenti që do të votohet në raundin e katër ditën e nesërme në Parlament.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e PS-së, teksa është fotografuar me dosje në dorë.
Më pas kanë mbërritur zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste, si Kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbmiet Milva Ekonomi dhe deputetja Mimi Kodheli.