Reshjet pushtojnë Tiranën, ulen temperaturat. Ja çfarë pritet nesër

Shqipëria

Reshjet pushtojnë Tiranën, ulen temperaturat. Ja çfarë pritet nesër

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Moti ka marrë një kthesë të fortë gjatë ditës së sotme pas disa ditëve të nxehta.

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Luhatjet e motit pritet të ndodhin edhe gjatë ditëve në vijim me reshje në pjesën jugore dhe lindore të vendit.

Temperaturat pritet të luhaten në mes 25-28 gradë Celsius në zonën qendrore të vendit duke zbritur deri në 20-24 në zonat veriore dhe veri-lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat